Konfirmohet nga Nickelodeon se Spongebob Squarepants është pjesë e komunitetit LGBTQ+
Seksualiteti i SpongeBob SquarePants ka hyrë në bisedën e vitit 2020 dhe duket se të gjithë kanë pasur nevojë të hutohen pak nga tmerret që kanë ndodhur së fundmi pasi mijëra përdorues të Twitter erdhën për të festuar daljen hapur të sfungjerit të verdhë.
Nickelodeon postoi një tweet në mbrëmjen e së shtunës të Muajit Festiv të Krenarisë me fotografitë e Spongebob, së bashku me personazhet tjera queer Schwoz Schwartz nga Henry Danger dhe Korra nga Avatar: The Last Airbender Spin-off Legends of Korra.
“Festojmë Krenarinë me komunitetin LGBTQ+ dhe aleatët e tyre këtë muaj dhe çdo muaj,” shkruajti rrjeti televiziv për fëmijë, duke fikur komentet dhe përgjigjet në postim.
Spongebob SquarePants është aseksual, sipas krijuesve të serialit.
Seksualiteti i Spongebob ka qenë prej kohësh për spekulime, dhe, në fillimin e viteve 2000, krijuesi i serialit Stephen Hillenburg tha se ai e konsideron Spongebob si aseksual.
“Asnjëherë nuk kemi pasur qëllimin që të jenë gej,” tha Hillenburg për SpongeBob dhe Patrick në 2005, njoftoi People. “Unë i konsideroj ato pothuajse aseksualë.”
Në të vërtetë, seksualiteti është një gjë e nuancuar që fjalët e thjeshta jo gjithmonë mund të kuptojnë e shpjegojnë dëshirat seksuale dhe romantike. Shumë persona aseksual u përpoqën të kujtojnë përdoruesit e Twitterit se personat aseksual nuk janë domosdoshmërisht aromantik, e mund të jenë me pak ose me aspak dëshirë për marrëdhënie romantike, dhe shumë persona ace janë hetero, homo dhe biromatikë.