Tu e lexu qitash
Tim Gunn (29 korrik, 1953)
Nale Dheze

Tim Gunn (29 korrik, 1953)

“Njerëzit kundër martesës së seksit të njëjtë thonë se kjo e dëmton pëlhurën shoqërore të shoqërisë. A me të vërtet mendoni se njerëzit gej do ta dëmtonin pëlhurën?” – Tim Gunn

Tim Gunn është i njohur si konsultues i modës, personalitet i televizionit, aktor dhe autor. Ai njihet më së miri në botën e modës si prezentues në showun televiziv të njohur Project Runway, me mantrën e tij të famshme “Make it work!”.

Gunn u rrit në një familje tepër homofobike, ku homoseksualët shiheshin si predatorë. Sipas një videoje që Gunn krijoj për projektin It Gets Better, ai u përpoq të vetëvritej në moshën 17 vjeçare duke gëlltitur mbi 100 pilula. Ai mohoi orientimin e tij seksual deri në fillim të 20-tëve, dhe nuk e ndau atë me familjen e tij, derisa ai doli hapur tek motra e tij kur ishte 29 vjeç.

Tim Gunn është aseksual gej i cili ka vendosur të qendroj beqar qysh nga vitet e 80-ta. Në një ndër intervistat e tij në vitin 2006 ai shpjegon se si erdhi deri te ky vendim: “Pjesa më e madhe e “Unë po e përfundoj me kaq” e të dashurit tim kishte të bënte me seksin. Unë kam qenë gjithmonë një lloj aseksuali. Kjo ndarje ishte një dush i ftohtë për të zgjatur një jetë” tha ai pas tradhëtisë nga partneri i tij me të cilin ishin në lidhje 6 vjeçare.

Ai me vonë në një intervistë në vitin 2010 shpjegon se si nuk e dinte se kush ishte në të vërtetë për një kohë të gjatë. “Nuk isha i interesuar në gra, por as në burra. Gjithmonë isha aseksual! Por kjo nuk më bën të ndihem person më i vogël, jam plotësisht i lumtur dhe i përmbushur si individ.”

Gunn kishte filluar të aplikoj “beqarinë” në kohën kur epidemia e HIV/AIDS-it ishte në përhapje të madhe në komunitetin gej dhe si formë mbrojtjeje shumë njerëz kishin hequr dorë nga seksi në mënyrë që të mbrohen nga kjo epidemi.

Kqyre edhe qito

© 2020 Dylberizm - Të gjitha të drejtat e rezervuara

Scroll To Top