Rezistenca e Komunitetit LGBTQ+ në kafenenë Cooper’s Donuts
Në vitin 1959, në SHBA e botë, në shumë mënyra, ishte e paligjshme të jesh trans ose homoseksual. Edhe në qytetet që tani janë të njohura për progresivizmin e tyre, oficerët për zbatimin e ligjit bastisnin rregullisht gej bare.
Policia ka rrahur dhe ngacmuar klientët e bareve queer dhe ka patrulluar lagje gej, duke hyrë në shtëpitë e çifteve gej për t’i arrestuar ata për angazhim në seks konsensual.
Vallëzimi me një partner i të njëjtit seks ishte i paligjshëm deri në vitet 1970. Ligjet e Sodomit nuk u bënë jokushtetuese deri në vitin 2003. Kurthet ishin të zakonshme; gra police do të pretendonin të kërkonin partnere gej, duke i arrestuar ata më pas. Ligjet kundër “crossdressing” targetonin komunitetin trans.
Në maj 1959, komuniteti queer luftoi kundër diskriminimit dhe brutalitetit në një kafene të quajtur Cooper’s Donuts, i vendosur në mes të dy gej bareve në Los Anxhelos.
Pasi pretendonin të kontrollonin ID kartelat, policia arrestoi pesë njerëz. Të lodhur nga një trajtim i tillë për vetëm faktin se ekzistojnë, klientët LGBTQ kanë rezistuar, duke përdorur gjithcka rreth tyre: kafe, gota, donuts, lugë, etj. Të tronditur, policia u tërhoq.
Shtatë dhe dhjetë vjet më vonë, grupe të ngjashme të rinisë së rrugës, puntorë të seksit, dhe njerëzit me ngjyrë queer dhe trans, mbronin hapësirat e tyre kundër dhunës policore, gjatë demonstratave të Kompton Cafeteria dhe trazirave të Stonewall. Kjo e fundit shpesh konsiderohet fillimi i lëvizjes moderne e të drejtave LGBTQ.
Pra, përparimet e bëra nga aktivistët LGBTQ filluan me komunitetet që mbrojnë veten kundër praktikave armiqësore të policisë. Ky fakt rrallë pranohet në diskursin kryesor LGBTQ sot. Dhuna policore ishte një çështje qendrore brenda aktivizmit LGBTQ.
Në vitet e fundit, megjithatë, çështja u nda kryesisht nga rrymat kryesore të lëvizjes, të cilat u përqëndruan në qëllime të tjera, të tilla si barazia martesore. Por drejtësia penale dhe praktikat e policisë mbeten shqetësime thelbësore për më të prekurit e komunitetit queer.