“Frymëzimi është një mysafir që nuk i viziton me dëshirë dembelët” – Tchaikovsky
Pyotr Ilyich Tchaikovsky ishte një kompozitor rus i periudhës romantike, veprat e të cilit janë ndër më të njohurat në repertorin klasik. Ai ishte kompozitori i parë rus, muzika e të cilit bëri përshtypje të qëndrueshme ndërkombëtarisht, mbështetur me paraqitjet e tij si dirigjent mysafir në Evropë dhe Shtetet e Bashkuara.
Edhe pse kompozitori shkroi rreth seksualitet të tij në letrat e shkëmbyera me vëllaun e tij Modestin, i cili ishte gjithashtu homoseksual, fama e jashtëzakonshme e Tchaikovskyt dhe frika nga gjykimet shoqërore e penguan atë të jetonte hapur me një partner mashkull.
Ai pati një martesë të shkurtër me një grua më të re, Antonina Miliukova, e cila rezultoi në katastrofë dhe ata shpejt u ndanë. Një ndër lidhjet dashurore të Tchaikovskyt ishte me një burrë të quajtur Vladimir “Bob” Davydov, për të cilin e kompozoi Simfoninë Pathétique (Simfonia Nr. 6 në b-mol, Op. 74).
Pavarësisht rrëfimeve të shumta që diskutojnë për homoseksualitetin e Tchaikovskyt, qeveria ruse e cila njihet për censurat anti-LGBTQ+, me vite të tëra ka turbulluar ujërat e informacioneve që të mos përfolet rreth këtij aspekti të jetës së kompozitorit.
Krijimtara muzikore e Tchaikovskyt përfshin 7 simfoni, 11 opera, 3 balete, 5 suita, 3 concerto për piano, një concerto për violinë, 4 kantata, 20 vepra korale, 3 kuartete harqesh dhe më shumë se 100 këngë dhe pjesë për piano. Ai njihet për kompozimet si “Liqeni i Mjellmave” dhe “Bukuroshja e Fjetur”.