Michel Foucault ishte filozof dhe historian francez i shekullit të 20-të, i cili kaloi karrierën e tij duke kritikuar fuqinë e shtetit modern kapitalist borgjez, duke përfshirë policinë, gjykatat, burgjet, mjekët dhe psikiatërët.
Ai kishte arsimim të klasës së lartë, ndjeku mësime në institucionet elitare jezuite dhe prindërit shpresonin që ai të bëhej mjek.
Por ai ndihej ndryshe. Filloi ta dëmtonte veten dhe mendonte vazhdimisht për vetëvrasje. Në universitet, ai zbukuroi dhomën e tij të gjumit me imazhe të torturës nga piktori Goya. Kur ishte 22 vjeç, u përpoq të vetëvritej dhe u detyrua nga babai i tij ta vizitonte një psikiatër në Paris.
Psikiatri diagnostikoi se shumë nga shqetësimet dhe veprimet dëmtuese të Michel ishin pasojë e fshehjes së homoseksualitetit të tij dhe, në veçanti, interesit të tij për sadomasoizëm ekstrem.
Gradualisht, ai hyri në skenën e fshehtë (underground) të komunitetit LGBTQ+ në Francë. Periudha të gjata në të 20-tat ai shkoi për të jetuar në Suedi, Poloni dhe Gjermani, ku ndjeu se seksualiteti i tij do të ishte më pak i kufizuar.
Manovrat që ai kryente në lidhje me seksin janë akoma shumë të njohura. Foucault u rebelua kundër pikëpamjes se tani të gjithë jemi thellë të çliruar dhe të qetë me seksin. Ai argumentoi se që nga shekulli i 18-të, shoqëria njerëzore ka medikalizuar pamëshirshëm seksin, duke ia dorëzuar atë studiuesve profesionistë të seksit dhe shkencëtarëve. Ne jetojmë në një epokë të asaj që ai e quajti “scientia sexualis (shkenca e seksualitetit)”.
Foucault analizoi me nostalgji kulturat e dikurshme të Romës, Kinës dhe Japonisë, ku zbuloi sundimin e asaj që ai e quan ‘ars erotica (art erotik)’, ku fokusi i tërësishëm ishte se si të rritet kënaqësia e seksit dhe jo thjesht të kuptohet dhe etikohet. Edhe njëherë, fajësoi modernitetin që pretendon se ka përparim, kur ka vetëm humbje të spontanitetit dhe imagjinatës.
Historia, për të ishte një depo e ideve të mira dhe mund të shërbejë për të përmirësuar vështrimin e praktikën seksuale, dhe mënyrën se si jetojmë tani.
Foucault shkroi vëllimin e fundit të kësaj pune duke vdekur nga SIDA. Vdiq në 1984, 58 vjeç.