Marcel Proust (10 korrik, 1871 – 18 nëntor, 1922)
“Neve nuk na dhurohet mençuria; ne duhet ta zbulojmë atë për veten tonë nëpërmjet rrugëtimit në jetë, prej të cilit askush nuk mund të na kursejë dhe të cilin askush nuk mund ta bëjë për ne.” – Marcel Proust
Marcel Proust, ishte romancier, kritik, shkrimtar, eseist francez, i njohur për romanin e tij monumental “In Search of Lost Time” (“Në kërkim të kohës së humbur”).
Konsiderohet ndër autorët e shekullit të 20-të me më së shumti ndikim në letërsi.
Proust njihet se ka qenë homoseksual. Seksualiteti i tij dhe marrëdhëniet me burra shpesh diskutohen nga biografët e tij. Marrëdhëniet e tij romantike me kompozitorin dhe kritikun e muzikës, Reynaldo Hahn; si dhe pasioni i tij me shoferin dhe sekretarin e tij, Alfred Agostinelli; janë të dokumentuara.
Ndikimet e seksualitetit të Proustit në shkrimiet e tij janë tema të argumentuara. Në librin “Në kërkim të kohës së humbur”, Proust diskuton gjerësisht homoseksualitetin. Libri përmban disa personazhe kryesore, burra dhe gra, të cilët janë ose homoseksualë ose biseksualë.
Një koleksion letrash intime, fotografi dhe dorëshkrime që i përkasin Proustit; duke përfshirë këtu letra të shkëmbyera me dashnorët e tij meshkuj, janë shitur për 1,2 milionë dollarë në ankand në Paris.