Tu e lexu qitash
MIRUD (17 tetor, 1994)

MIRUD (17 tetor, 1994)

MIRUD është një këngëtar dhe tekstshkrues i njohur që u bë i famshëm duke bërë covers në Youtube.

MIRUD lindi në Prizren në vitin 1994. Gjatë luftës në 1999 MIRUD dhe familja e tij u detyruan të largohen nga vendi. Gjatë asaj kohe ata u shpërngulën në Shqipëri, ku MIRUD filloi të dëgjojë muzikën e këngëtarëve ikonë si Nexhmije Pagarusha.

Pasi u zbulua nga Arthur Pingrey i cili u nominua tre herë për Oscars, Arthur dhe MIRUD punuan në një këngë të quajtur “Puzzle” e cila arriti në numrin 43 në SHBA. Pas suksesit me këngën e tij të parë MIRUD publikoi “Ti Më Harro” një këngë në gjuhën shqipe. Kënga arriti në numrin 15 në Maqedoni, Mal të Zi, Shqipëri dhe Kosovë. Mirud gjithashtu garoi në Festivalin e Këngës në RTSH në vitin 2018, me këngën “Nënë”.

Mirud për Dylberizm thotë: Disa vjet më parë mendova se nuk do ta shihja kurrë dritën e ditës. Universi më dërgoi një person të mrekullueshëm në jetën time i cili hapi dyert për mua që të jem vetëvetja. Ishte hera e parë që isha dashuruar me dikë. Unë fshihesha me vite të tëra dhe fsheha gjithçka që bëja për shkak të frikës. Është e pamundur të mos ndjesh frikë në një shoqëri të tillë, kur njerëzit nga komuniteti trajtohen gjithmonë sikur nuk jemi njerëz. Ne duhet të mbështesim njëri-tjetrin dhe të jemi aty për njëri-tjetrin. Fatkeqësisht, shumë prej nesh humbasin familjet tona, sepse duam të jemi vetvetja, por dua t’u them të gjithëve se ka një të ardhme më të ndritshme dhe se së bashku mund të ndryshojmë çdogjë. Mos ki frikë të jesh vetvetja. Dhurata më e madhe që mund t’i jepni vetes është të zotëroni se kush jeni dhe të jeni plotësisht ju.

© 2020 Dylberizm - Të gjitha të drejtat e rezervuara

Scroll To Top