Festivali historik “Koovagam” në Indi
Fotografja dhe regjisorja Jess Kohl ka fotografuar komunitetin trans gjatë festivalit historik “Koovagam” i cili zgjat për 18 ditë në Indi. “Jeta është e bukur. Jeta ime si transgjinore është e bukur pasi jam krenare që jam e tillë, e mbi të gjitha jam krenare për identitetin tim gjinor” shprehet Aaliyah Kahn, e cila ka nisur tranzicionin gjinor 10 vite më parë.
Transgjinorja 28 vjeçare do të konkurrojë në konkursin e bukurisë të Miss Koovagam, konkursi më i madh i bukurisë për komunitetin trans që zhvillohet në Indi. Ky konkurs bukurie është vetëm një aspekt i festivalit të Koovagam në Indi, një manifestim i komunitetit transgjinor, që zhvillohet përgjatë 18 ditëve. .
Por nga e ka origjinën emri i festivalit, Koovagam?
Legjenda indiane thotë se perëndia Krishna u shndërrua nga mashkull në femër, duke u quajtur Mohini, për të joshur Koothandavar e për tu martuar me këtë të fundit. Pak pas martesës, Koothandavar u ekzekutua, duke e braktisur Mohinin që vajtoi për humbjen e bashkëshortit, duke u transformuar në formën mashkullore sërish.
Tani është më e lehtë për ta kuptuar dhe shpjeguar historinë e fluiditetit gjinor dhe tranzicionit që është me rëndësi në komunitetin trans në Indi- saqë besohet se personat trans kanë prejardhjen prej Koothandavar. “Është një ndërlidhje midis besimit, gjinisë dhe seksualitetit” shprehet e mahnitur fotografja Jess Kohl.