Tu e lexu qitash
Barbara Gittings (31 korrik 1932 – 18 shkurt 2007)

Barbara Gittings (31 korrik 1932 – 18 shkurt 2007)

Barbara Gittings ishte aktiviste e shquar amerikane për barazinë LGBTIQ+.

Babai i saj ishte anëtar i trupit diplomatik të Shteteve të Bashkuara. Kur Barbara ishte adoleshente, babai i saj e kapi duke lexuar “The Well of Loneliness (Pusi i vetmisë)”, romani i vitit 1928 që trajtonte dashurinë lezbike, nga shkrimtari anglez Radclyffe Hall. Ai i tha asaj të digjte librin. Këtë ia tha nëpërmjet një letre, sepse ai nuk mund ta përballonte ta fliste në sy këtë temë me të.

Megjithatë, ishte dashuria për librat dhe leximet që herët në moshë i ndihmuan Barbaras që të kishte njohuri të shumta dhe të ishte e ndërgjegjshme se duhej të luftohej për barazinë shoqërore të personave me orientime të ndryshme seksuale.

Përvojat e saj të hershme me përpjekjen për të mësuar më shumë rreth homoseksualitetit, ushqyen punën e saj të jetës me bibliotekat. Gittings ishte e përfshirë në Shoqatën e Bibliotekave Amerikane me qëllim të promovimit të letërsisë pozitive për homoseksualitetin në biblioteka.

Gittings suksesshëm kontribuoi për të promovuar letërsinë LGBTQ+ dhe për të eleminuar diskriminimin në bibliotekat e vendit. Ajo ishte vullnetare me Gay Task Force (Task Forca Gej) të Shoqatës së Bibliotekave Amerikane, grupi i parë homoseksual në një organizatë profesionale. Megjithëse nuk ishte bibliotekare, ajo shpejt u bë koordinatorja e grupit – një pozicion që ajo mbajti për 16 vjet.


Gittings redaktoi bibliografinë e Task Force dhe shkroi “Gays in Library Land “, një histori e grupit. Shoqata Amerikane e Bibliotekave i dha asaj anëtarësi të përjetshme.

Ajo organizoi New Yorkchapter të Daughter of Bilitis (DOB – ndër organizatat e para të lezbikeve) nga 1958 në 1963, redaktoi revistën kombëtare DOB The Ladder nga 1963-66, dhe dha kontributin e saj të sillej vëmendje ndaj ndalimit mbi punësimin e njerëzve homoseksual nga punëdhënësi më i madh në SHBA në atë kohë: Qeveria e Shteteve të Bashkuara.

Ajo ishte poashtu pjesë e lëvizjes për të bërë që Shoqata Amerikane e Psikiatrisë të hiqte homoseksualitetin nga rendi i sëmundjeve mendore, gjë që u bë në vitin 1972.

Barbara Gittings vlerësohet gjerësisht si “nëna e lëvizjes për të drejtat LGBT.”

Kjo aktiviste e shquar për të drejtat e komunitetit LGBTQ+, e cila një dekadë përpara rebelimit të Stonewall të vitit 1969 po lobonte për të drejtat e lezbikëve dhe burrave gej, vdiq më 18 shkurt 2007 në shtëpinë e saj në Sheshin Kennett, Pennsylvania. Ajo ishte 74 vjeç.

Kqyre edhe qito

© 2020 Dylberizm - Të gjitha të drejtat e rezervuara

Scroll To Top