Aktorja amerikane Angelina Jolie përpos që luan role lezbike dhe biseksuale, është e hapur për faktin se është biseksuale dhe ka pasur marrëdhënie dhe lidhje me burra dhe me gra.
Jolie është aktore, regjisore, producente dhe shkrimtare amerikane. Përfituesja e dekoratave të shumta, përfshirë një çmim Akademie dhe tre çmime Golden Globe, ajo është cilësuar shumë herë aktorja më e paguar në Hollywood. Ka lindur më 4 qershor 1975.
Jolie ka qenë në lidhje me aktoren Jenny Shimizu, me të cilën kanë luajtur bashkë në filmin “Foxfire” (1996).
Angelina Jolie luajti rolin e lezbikes në filmin ikonik “Gia”(1998). Ajo është e njohur gjithashtu për rolet e ‘vajzës rebele’ në filma si “Girl Interrupted” (1999), “Tomb Raider” (2001) dhe “Lara Croft Tomb Raider: The Cradle of Life” (2003).
Jolie flet hapur dhe sinqerisht për ndjenjat e saj për gratë. Nëpër intervista ajo ka thënë: “Unë isha e hapur për biseksualitetin tim sepse doja që njerëzit ta dinin se kam qenë edhe me gra. Fola për këtë sepse kisha zbuluar diçka të mrekullueshme dhe mendoja se njerëzit duhet ta dinin se përvoja ime ishte shumë e vërtetë, shumë normale. Unë i dua gratë dhe burrat në mënyrë të barabartë dhe i shoh njerëzit dhe dashurinë si një.”
Në një intervistë për Elle Magazinë, Jolie ka treguar për shijen e saj të gjerë: “Sinqerisht, më pëlqen gjithçka. Vajzat maskuline, djemtë feminin, njerëzit mbipeshë dhe të dobët. Kjo më paraqet problem kur jam duke ecur rrugëve.”
Në vitin 2011, Jolie bëri debutimin e saj regjisorial dhe skenarist në gjuhën boshnjake me filmin In The Land Of Blood And Honey (Në Tokën e Gjakut dhe Mjaltit), një histori e trazuar dashurie e vendosur gjatë konfliktit në Bosnje të viteve 1990.
Shiloh Jolie-Pitt, fëmija i parë nga martesa e aktores me ish-burrin e saj Brad Pitt, është transgjinor.
Angelina e mbështet dhe përkrah plotësisht djalin e saj i cili tashmë është futur në procedurat e trajtimit të hormoneve për të bllokuar zhvillimin e karakteristikave trupore seksuale femërore.