“Le të dihet se homoseksualët nuk janë frikacakë” – Willem Arondeus.
I lindur në Amsterdam në 1894, Willem ishte një nga gjashtë fëmijët. Nga një moshë e re, ai ishte një artist i talentuar dhe prindërit e tij inkurajuan krijimtarinë e tij, derisa ai doli hapur si homoseksual në moshën 17 vjeçare.
Në kohën kur pothuajse të gjithë njerëzit homoseksualë ishin të fshehur, prindërit e Willem nuk mund të pranonin zgjedhjen e tij për të jetuar hapur. Një vit pas daljes hapur, ata e larguan atë nga shtëpia.
I vetëm, Willem bëri punë të ndryshme derisa përfundimisht u bë një artist vizuel dhe shkrimtar i suksesshëm. Ai u përcaktua për të pikturuar një mur në sallën e qytetit të Rotterdamit, në një stil që kombinonte pikturën moderne abstrakte me një motiv tradicional holandez.
Stili i tij – pjesërisht Picasso, pjesërisht Rembrandt – përzinte abstraksion radikal të ri me tone tradicionale, të çuditshme holandeze. Disa nga punimet e tij mbijetojnë dhe janë në shfaqje në Muzeun Metropolitan të Artit.
Ndërsa Hitleri u ngjit në pushtet në Gjermani, Arondeus po shijonte jetën dhe një marrëdhënie të lumtur – megjithë vështirësitë financiare.
Willem ishte një autor i respektuar që botoi një biografi të piktorit holandez dhe aktivistit, Matthijs Maris.
Kur nazistët pushtuan Holandën në maj 1940, ata ishin të prirur t’i mbanin holandezët në anën e tyre – pa dëbime të menjëhershme, dhunë apo kufij të rreptë. Ndoshta nazistët nuk ishin aq të këqij, argumentuan disa holandezë.
Por pakicat si Arondeus nuk ishin mashtruar. Marrëdhëniet e të njëjtit seks kanë qenë të ligjshme në Holandë për më shumë se një shekull, por qeveria e re nuk morri shumë kohë për të rikriminalizuar homoseksualitetin. Frymëzuar nga Maris, aktivisti për të cilin ai kishte shkruar, i cili luftoi për demokracinë në kryengritjen e Komunës së Parisit më 1871, Arondeus ishte ndër të parët që iu bashkua rezistencës holandeze.
Ai u kërkoi artistëve tjerë të luftonin kundër pushtimit nazist. WIllem publikoi fletushka të paligjshme anti-naziste që bënin thirrje për rezistencë masive kundër gjermanëve. Ndërsa nazistët filluan të godisnin popullsinë hebreje të Amsterdamit, Willem solli të tjerët në kauzë, duke organizuar fshehjet e hebrenjve nëpër shtëpitë e njerëzve. Ai përdori aftësitë e tij artistike për të krijuar letra të rreme identiteti.
Më 1943, iu bë e qartë për Arondeus se koha po mbaronte si për hebrenjtë holandezë ashtu edhe për të tjerët në listat e vëzhgimeve të Gestapos. Kështu që ai hartoi një plan për t’i hequr ato lista krejt.
Zyra e regjistrave mbajti informacione për qindra mijëra njerëz holandezë, përfshirë hebrenjtë dhe nazistët përdorën këtë katalog për të kontrolluar identitetet e rreme. Mënyra më e mirë për të ndërprerë rrjedhën e informacionit, vendosi Arondeus, ishte hedhja në erë e saj.
Ai dhe një grup luftëtarësh rezistence – disa prej tyre homoseksualë të hapur, përfshirë dirigjentin dhe celulistin klasik Frieda Belinfante, rrobaqepësin Sjoerd Bakker dhe shkrimtarin Johan Brouwer – planifikuan me kujdes sulmin.
Më 27 Mars 1943, i veshur si një kapiten i ushtrisë gjermane, Arondeus marshoi 15 burra deri në Zyrën e Regjistrimeve Publike,ku u mbajtën listat e identifikimit të njerëzve hebrenj. Ata i çaktivizuan rojet duke i droguar, pozicionuan eksplozivët dhe bënë histori holandeze. Zjarri shkatërroi dhjetëra mijëra dokumente, dhe vonoi ose pengoi shumë hebrenj që të mos identifikoheshin nga nazistët.
Për fat të keq, Willem u kap nga gjermanët dhe u dënua me vdekje. Fjalët e fundit të Willem para ekzekutimit me 1 korrik 1943 ishin “Le të dihet se homoseksualët nuk janë frikacakë”.
Si organizator i rezistencës, Arondeus ishte një frymëzim për kolegët e tij dhe mund të ketë ndihmuar qindra hebrenj të shpëtonin nga dëbimi. Sidoqoftë, për shkak të seksualitetit të tij, trashëgimia e tij është anashkaluar kryesisht në Holandë.
Familja e tij mori një medalje nga qeveria Holandeze për të përkujtuar trimërinë e tij në vitet 1980, por megjithë mesazhin e tij të fundit për mbrojtje, seksualiteti i tij u la jashtë librave të historisë deri në vitet 1990.
Belinfante, celulistja lezbike që ndihmoi në planifikimin e bombardimeve dhe pësoi një neglizhencë të ngjashme të trashëgimisë së saj të luftës, kujtoi sesi një anëtar tjetër i rezistencës – një mashkull heteroseksual – iu besua udhëheqjes së grupit dhe bombardimeve për vite me radhë.
“[Arondeus] ishte heroi i madh që ishte më i gatshëm të jepte jetën e tij për kauzën,” tha ajo, duke treguar faktet.
Në vitin 1986, memoriali Yad Vashem në Jerusalem nderoi Arondeusin me titullin Righteous Among the Nations.
Për shkak të orientimit të tij seksual, historia e Willem u hoq nga librat e historisë holandeze.
Vetëm në 20 vitet e fundit guximi i tij bëhet i njohur botërisht.