Edith Piaf (19 dhjetor, 1915 – 10 tetor, 1963)
Édith Giovanna Gassion e njohur si Edith Piaf – e quajtur shpesh “Harabeli i vogël” – është një nga divat që është konsideruar si një ikonë nga shumë homoseksualë.
Ajo lindi në një cep të rrugës në lagjen Belleville të Parisit në dhjetor të vitit 1915. Ajo ishte lënë pas dore nga nëna e saj, këngëtare e rrugës. Në moshën 15 vjeçare, Piaf me motrën e saj, kënduan rrugëve të Parisit për para. Piaf adoleshente mbeti shtatzënë dhe lindi një vajzë, e cila vdiq nga meningjiti në moshën 2 vjeçare.
Në 1935, Louis Leplea, pronari i një klubi nate në Champs Elyseées, zbuloi Piaf duke kënduar në rrugë dhe e solli atë në skenë pavarësisht nga droja e saj. Gruaja e vogël me zërin e madh kapi shpejt zemrat e Parisianëve me baladat e saj të ndezura.
Në 1946-47, Piaf vizitoi së pari SHBA-në ku shpejt e mori vendin furishëm dhe u shoqërua me të famshëm si Orson Welles, Judy Garland dhe Marlene Dietrich, e cila ishte dashnorja e saj për një kohë dhe mike e jetës.
Në vitin 1949, i dashuri i saj u mbyt në një aksident avioni,ku ajo ju kthye alkoolit. Dy vjet më vonë u përfshi në një aksident automobilistik, ku ajo u bë e varur nga morfina.
“Kur isha zhytur në fund të humnerës sime, kur të gjithë mendonin se isha e humbur, papritmas do të gjeja brenda vetes vullnetin për t’u ngjitur përsëri në shpat” shkroi ajo.
Piaf performoj deri në vitin para vdekjes së saj. Në tetor 1963, Piaf iu dorëzua kancerit.
Megjithëse Kisha Katolike i mohoi asaj një shërbesë fetare, mijëra vajtues u bashkuan në funeralin e Piaf dhe varri i saj është ndër më të vizituarit në varrezat e Parisit.
Piaf gjithmonë kishte një kult të fortë pas saj, dhe shumë nga fansat e saj më të përkushtuar kanë qenë burra gej, të cilët admiruan magjinë e saj dhe u identifikuan me patosin dhe elasticitetin që mishëronte.
Para Stonewall, diva ishte “përfaqësuesja e homoseksualëve”, shkruan kritiku Daniel Harris, “duke u ofruar atyre një persona të fortë që mund ta marrin si një maskë gjatë përvojave emocionale përpjekëse.”
Muzika e Piaf mbetet e njohur edhe sot, dhe emri i këngës së saj më të njohur, “Non, je ne regrette rien” (“Nuk pendohem”) u miratua si titulli i një filmi të vitit 1992 nga Marlon Riggs rreth burrave të zinj dhe SIDA-n.