Papa Françesku sapo dha përkrahje për transgjinorët punëtorë të seksit në Itali
Papa ka ndihmuar financiarisht një grup të transgjinorëve punëtorë të seksit në Itali, të cilët po luftonin për mbijetesë për shkak të pandemisë Covid-19.
Punëtorëve të seksit, sidomos atyre që janë pa dokumente, pandemia iu ka shkaktuar shumë probleme meqë ata nuk mund të punojnë momentalisht. Pamundësia për të punuar iu ka shkaktuar atyre varfëri.
Dy javë më parë, një transgjinore punëtore e seksit ishte drejtuar për ndihmë në Kishën e Pastër të Virgjëreshës së Bekuar. Ajo u ndihmua nga Ati Andrea Conocchia me ushqim dhe gjëra të tjera elementare të siguruara nga grupi katolik bamirës Caritas.
Ditën tjetër, ajo u kthye prapë dhe kësaj here kishte sjellë edhe një shoqe. Kështu, çdo ditë rritej numri i transgjinorëve punëtorë të seksit që kërkonin ndihmë nga Ati Conocchia. Në total, 20 gra transgjinore, kryesisht ameriko-latine, ishin drejtuar në Kishën e Conocchia për të kërkuar ndihmë.
Shumica prej tyre ishin mbetur pa gjërat elementare tash e disa ditë për shkak të pandemisë. Por, Ati Conocchia e as Kisha nuk kishin mjaftueshëm mjete financiare të ndihmonin çdo ditë të gjitha punëtoret e seksit, kështuqë Ati i shkroi letër Papa Françeskut për të kërkuar ndihmë.
Papa Françesku ndihmoi këto gra transe të cilat janë punëtore të seksit, duke i dërguar mjete financiare Kishës ku ato drejtoheshin për ndihmë. Këto ndihma Papa i dërgoi përmes Kardinalit Kondrad Krajweski, i cili është administrator i punës bamirëse në kuadër të Zyrës/Autoritetit të Papës.
Gratë e ndihmuara i dërguan një mesazh audio Krajewskit dhe i kërkuan atij t’ia transmetonin edhe Papës mesazhin, në të cilin ato e falenderonin përzemërsisht Papën dhe të gjithë ata që i ndihmuan gjatë kësaj pandemie.
Shumica e këtyre grave nuk janë katolike, por ato i kërkuan Atit Conocchia të lutet me to. Ati iu tha Shërbimeve Religjioze të Lajmeve se është shumë e rëndësishme “të mos jemi paragjykues”.“Kjo është një urgjencë shëndetësore, por edhe një urgjencë sociale” shtoi ai.
Ai poashtu tha se “Mendoj që ne i trajtojmë këta njerëz (transgjinorët) sikur të padukshëm”
“Nëse pandemia e virusit korona nuk do të kishte ndodhur, unë ndoshta kurrë nuk do t’i takoja këto gra, ndoshta ato kurrë nuk do të kërkonin ndihmë në kishë dhe ndoshta kurrë nuk do të kishim mundësinë të diskutonim e të njiheshim me njëri-tjetrin”
Në ndërkohë, Krajewski i tha Reuters se kjo punë është “e zakonshme” për Kishën Katolike.
“Kjo është mënyra se si Kisha është një fushë e mikpritjes” shtoi ai. Ai poashtu tha se disa prej trans grave punëtore të seksit janë “me të vërtetë në vështirësi” pasi që pasaportat e tyre janë marrë nga “mafia që i kontrollon ato”.
Vatikani ka qenë një kundërshtar mjaft i fortë i të drejtave të komunitetit trans. Lajmi për ndihmën e grave transgjinore punëtore të seksit do të jetë një surprizë për njerëzit, pasi që Kisha Katolike, e edhe Papa Françesku vet, kanë pasur një marrëdhënje të ndërlikuar me komunitetin LGBTIQ+.
Vitin e kaluar, Vatikani publikoi një dokument përmes të cilit kundërshtonin identitetitet e personave trans dhe insistonin se fluiditeti gjinor paraqet kërcënim për strukturën tradicionle fetare.
Kisha Katolike kurrë nuk ka qenë pro-LGBT+. Ajo është kundër marrëdhënieve homoseksuale, martesave mes së njëjtit seks dhe të drejtave të personave trans, por kur Papa Françesku u vu në krye të Zyrës/Autoritetit të Papës në vitin 2013, shumë njerëz shpresuan se Papa Françesku mund ta ndryshonte këtë.
Anipse janë thyer shpresat se Papa Françesku do të bëntë institucionet më liberale, prapë është bërë pak progres në këtë drejtim. Poashtu, Papa Françesku ka rezultuar si më pak “armiqësor” ndaj komunitetit LGBTI+ se sa paraardhësit e tij, prapë nuk ka pasur ndonjë ndryshim të madh të politikave gjatë kohës së tij.