Tu e lexu qitash
Ylberi s’e ka problem të përfitoj në emër të njerëzve “jo normal”

Ylberi s’e ka problem të përfitoj në emër të njerëzve “jo normal”

Aktori i njohur nga Gjakova, Ylber Bardhi, i cili së fundmi ka shfaqur hapur homofobinë e tij në emisionin “Natën me Fatmir Spahiun” në të cilin u pyet rreth mendimit të tij për komunitetin LGBTI+, e duke bërë “shaka” se “(personat LGBTI+) nuk janë normal”, e duke refuzuar të përgjigjet tha se “nuk mendon hiç” për komunitetin LGBTI+.


Ndoshta Ylberi mund të ketë probleme me memorien e tij, mirpo në fushën e artit dhe kulturës në Kosovë, Ylber Bardhi jo vetëm se ka menduar për komunitetin LGBTI+, por ai edhe ka përfituar financiarisht duke luajtur role queer në filma e shfaqje teatrale. Ylber Bardhi njihet si një ndër aktorët e vendit i cili ka role të shumta në të cilët ai portretizon gratë.

Në filmin “Zonjushat” dhe vazhdimin e këtij filmi “Diamanti”, Ylber Bardhi luan rolin e një gruaja transgjinore.

Poster i flimit Diamanti.


Ylber Bardhi ëshë vetëm një pasqyrim i artistëve të shumtë në vend, të cilëve privilegji i tyre heteroseksual ju ofron mundësi që të përfitojnë në kurriz të komunitetit LGBTI+, duke portretizuar dhe “përfaqësuar” personat LGBTI+ para publikut, edhe nëse vetë janë homofobë dhe nuk i shohin personat queer si njerëz normal. Këto raste vetëm se thellojnë homofobinë, bifobinë dhe transfobinë në vend.


Një burrë heteroseksual e homofob, ka në dorë përfaqësimin e personave LGBTI+ në syrin e publikut. Mund ta merrni me mend se sa i denjë është ky përfqësim.


Bojkoto Ylber Bardhin. Bojkoto filmat e Ylber Bardhit. Bojkoto shfaqjet e Ylber Bardhit. Bojkoto artistët homofobik, bifobik e transfobik. Bashkohu në luftën për përfaqësimin e denjë dhe të barabartë për çdo qytetar!

Kqyre edhe qito

© 2020 Dylberizm - Të gjitha të drejtat e rezervuara

Scroll To Top